logo-sennebogen

Hydropower Albania prezanton bashkëpunimin me prodhuesin “Sennebogen Maschinenfabrik GmbH”, duke na bërë kështu një distributor zyrtar dhe të vetëm për tregtimin e makinerive Sennebogen. Aktualisht mundësojmë shitjen për çdo mjet që mbulon seria Green Line, e cila ofron zgjidhje për një gamë mjaft të gjerë përdorimesh, ku vlen të përmendim menaxhimin e materialeve të skrapit, menaxhimin e lëndëve drusore, menaxhimin e ngarkesave të materialeve në porte detare dhe jo vetëm.

Cilësia dhe besueshmëria e makinerive që ofrojmë në treg ne bashkëpunim me prodhuesin sigurojnë benefite si: konsum të ulët, kosto të ulëta mirëmbajtje, nivele të optimizuara të zhurmës si dhe përdorime të ndryshme me ndihmën e aksesorëve specifikë.

Këto veti ju garantojnë ju një zgjidhje perfekte për çdo kërkesë, ju mjafton një konsultë me agjentët tanë për ta gjetur.