Rreth Hydropower

Hydropower ju shërben me pjesë këmbimi si: pjesë nënkarrocerie, motori, pompa, filtra, tuba, lubrifikanë, zinxhirë gome dhe hekuri, si dhe të gjitha pjesët për industri.

Bashkëpunimi i ngushtë me kompanitë më prestigjoze ndërkombëtare ka qenë çelësi i suksesit tonë duke na siguruar cilësi të lartë, çmime konkuruese dhe shërbim të kualifikuar.

Aktualisht jemi distributor i autorizuar për Shqipëri dhe Kosovë i ITR, KMP, RYMAX, ALFAGOMMA  dhe SENNEBOGEN.

Duke parë kërkesat e vazhdueshme të klientëve tanë dhe bazuar në mungesën në treg të një shërbimi të tillë, në vitin 2016, Hydropower sh.p.k shkoi një hap më tej duke hapur servisin për riparimin dhe testimin e pompave hidraulike.

Kompania vazhdon të rrisë cilësinë e pajisjeve, makinerive, personelit të kualifikuar në mënyrë që të përmbushë ambicien e saj për të qenë një nga kompanitë lider në këtë sektor.

Fillimet tona

Kompania Hydropower Sh.p.k. e themeluar në vitin 2005 me seli në Tiranë, ushtron aktivitetin e saj në fushën e pjesëve të këmbimit për makineri të rënda dhe industri.

Për shkak të rritjes së kërkesave të tregut dhe të nevojave të kompanisë në vitin 2014 u pa e arsyeshme të bëhej transferimi në ambjentet e reja të zyrave dhe magazinës me sipërfaqe totale 2500 m2.

Për t’u gjendur më pranë klientëve tanë në Jug të Shqipërisë, në vitin 2017 u hap filiali i ri i Hydropower në Fier .

Për të demonstruar angazhimin për të qenë një Kompani e një niveli të lartë, Hydropower ka arritur Certifikimin ISO 9001:2008 në 05 Qershor 2017. Certifikimin ISO 14001:2004 në 04 Prill 2017. Certifikimin ISO 18001:2007 në 04 Prill 2017.

Premtimet tona

Kompania Hydropower është e përkushtuar ndaj cilësisë duke përmbushur pritshmëritë e klientëve. Qëllimi ynë kryesor është t’i shërbejmë klientit. Ne besojmë se përkushtimi ndaj cilësisë në gjithcka që ne bëjmë është themeli i fortë mbi të cilin është ndërtuar biznesi ynë.